BQK mirëpret vlerësimin e Bankës Botërore në Raportin e Lehtësisë së të Bërit Biznes, mbi përkrahjen e përmirësimit të pozicionit të përgjithshëm në ragim, dhe në veçanti përmirësimit të shënuar në shtyllën e qasjes në financa dhe marrjen e kredive. Raporti i të bërit biznes sa i përket qasjes në financa, ndër tjerash mat fushëveprimin, mbulimin dhe cilësinë e informacionit të kredisë që regjistrat e kredive disponojnë.
Me një funksionim të mirë, Regjistri i Kredisë së Kosovës ka formuar një element thelbësor të infrastrukturës financiare në ekonominë tonë duke forcuar qasjen në shërbimet financiare, veçanërisht në kredi. Duke mbledhur dhe ndarë informacionin e kredisë, regjistri i kredive ka ulur asimetrinë e informacionit, ka rritur qasjen në kredi për firmat e vogla, ka ndikuar në uljen e normave të interesit, ka përmirësuar disiplinën e huamarrësit dhe ka fuqizuar mbikëqyrjen bankare dhe monitorimin e rrezikut të kredisë.
Regjistri i kredive të Kosovës administrohet nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) rrjedhimisht edhe përmirësimi i shënuar në këtë shtyllë konsiderohet një vlerësim pozitiv për BQK-në sepse dëshmon përkushtimin dhe qasjen serioze të BQK-së, në arritjen e objektivave dhe detyrave e përgjegjësive të saj të parapara me legjislacionin në fuqi.
Përmirësimi në qasjen në financa e pozicionon Kosovën shumë mirë edhe në raport me vendet e rajonit, siç shihet në raportin e të bërit biznes ku vërehet se ekonomia e Kosovës është e 12-ta me radhë nga 190 vendet e botës, pozicion shumë më i mirë në krahasim me Shqipërinë, e cila radhitet e 44-ta apo Kroacinë e cila radhitet e 77-ta për lehtësimin në marrje të kredive edhe në këtë kontest kemi një vlerësim pozitiv për BQK-në, sepse dëshmon përkushtimin dhe qasjen serioze të BQK-së në arritjen e objektivave dhe detyrave e përgjegjësive të saj të parapara me legjislacionin në fuqi.
Kosova gjithashtu është shumë më së afërti ndaj ekonomisë me performancën më të mirë në qasje në financa, matur përmes distancës nga frontieri ku përfaqëson ekonominë ideale në mostër për lehtësimin e marrjes së kredive sipas raportit të Bankës Botërore.
Në raportin e lehtësisë së të bërit biznes të Bankës Botërore, Kosova identifikohet si një nga 10 ekonomitë që ka shënuar përmirësimet më të theksuara në ambientin e të bërit biznes. Në vitin 2018 Kosova ka arritur të pozicionohet e 40-ta me radhë nga 190 vendet e përfshira.
Rangimi i përgjithshëm në raportin e të bërit biznes bazohet në matjen e disa indikatorëve të cilët përdoren për vlerësim të disa shtyllave të përgjithshme si: 1) procedurave të hapjes së një biznesi, 2) gjetjes së lokacionit për biznes, 3) qasjes në financa për biznes, 4) ballafaqimi me operacionet e përditshme, dhe 5) operimi në një mjedis të sigurtë biznesi siç edhe shihet në figurën më poshtë. Përmirësimi i shënuar nga ekonomia e Kosovës si një nga 10 performueset më të mira, sipas Bankës Botërore është bazuar në përmirësimet e shënuara në 1) procedurat e hapjes së një biznesi, 2) qasjes në financa dhe 3) zgjidhjen e procedurave të falimentimit, siç shihet edhe në tabelën e mëposhtme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Trump dyfishon tarifat shtesë për të gjitha importet kineze në 20%

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Bursa dhe punë praktike në AI dhe Energji Solare nga ICK dhe LuxDev

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës