Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka takuar sot përfaqësuesit e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
Guvernatori Mehmeti ka informuar zyrtarët e këtij institucioni për gjendjen në sistemin financiar dhe ka falënderuar përfaqësuesit e BERZH-it-së për përkrahjen e vazhdueshme që kanë dhënë dhe po japin për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës.
Me këtë rast, Guvernatori Mehmeti ka deklaruar se sistemi financiar në Republikën e Kosovës ka pasur zhvillime pozitive, duke shënuar rritje vjetore prej 6.9%, ndërsa kreditimi bankar ka shënuar rritje vjetore rreth 11%, normat e interesit në kredi kanë zbritur në 6%, ndërsa norma e kredive joperformuese ka shënuar rënie në 2.6%.
Guvernatori Mehmeti i njoftoi përfaqësuesit e BB-së lidhur me zhvillimet pozitive në sektorët tjerë, si sektorin e sigurimeve, pensioneve dhe atë të institucioneve mikrofinanciare dhe financiare jobankare.
Në të njëjtën kohë, Guvernatori i njoftoi zyrtarët e BERZH-it lidhur me zhvillimet në tregun e letrave me vlerë të emetuara nga Qeveria, mënyrën e funksionimit të ankandeve, zhvillimet në tregun sekondar të letrave me vlerë, si dhe për iniciativën e kohëve të fundit të BQK-së lidhur me kornizën ligjore për ofrimin e mundësisë së tregtimit të REPO-ve.
Guvernatori Mehmeti theksoi se është moment mjaft i volitshëm për vlerësimin e mundësisë së zhvillimit të tregut të kapitalit si një alternativë e nevojshme për avancimin e qasjes në financa.
Përfaqësuesit e BERZH-it, të kryesuar nga Andre Kuusvek, Drejtor i Zhvillimit të Valutës Lokale dhe Tregjeve të Kapitalit, falënderuan Guvernatorin Mehmeti për shpjegimet dhe shprehën gatishmërinë për përkrahjen e BQK-së dhe Kosovës lidhur me mundësinë e zhvillimit të mëtejmë të tregut të kapitalit në Republikën e Kosovës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Prodhuesi i Jack Daniel's thotë se heqja e alkoolit nga raftet në Kanada 'më e keqe se tarifat'

Pfizer dhe BionTech vodhën patentën e Moderna për zhvillimin e vaksinës kundër CPVID-19

Kanadaja shtyn gjithashtu tarifat për mallrat amerikane, por Ontario do të vazhdojë

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

Renault Symbioz arrin në Kosovë nga Auto Mita! SUV-i më inovativ me teknologji hibride

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës