LAJMI I FUNDIT:

BQK dhe BB pajtohen për realizimin e projekteve për rritjen e qasjes në financa

BQK dhe BB pajtohen për realizimin e projekteve për rritjen e qasjes në financa

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti i ka takuar sot zyrtarët e lartë të Bankës Botërore (BB), të cilët po qëndrojnë për vizitë në Kosovë me qëllim të dakordimit të projekteve konkrete, të cilat do të ndihmojnë rritjen e qasjes së sektorit privat në financa.

Projektet të cilat janë dakroduar me guvernatorin Mehmeti janë të ndërlidhura me avancimin e kornizës ligjore të sistemit të pagesave, studimin e fizibilitetit për identifikimin e hendekut financiar, avancimin edukimit financiar që i synon remitencat si kategori mjaft e rëndësishme e të hyrave në Kosovë.

Gjithashtu, Mehmeti ka përgëzuar delegacionin për avancimin e bërë në projektin për rritjen e financimit për Fondin Kosovar për garanci kreditore, si dhe fillimin e studimit për të identifikuar sfidat me të cilat ballafaqohen ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.


Mehmeti ka informuar zyrtarët e këtij institucioni për gjendjen në sistemin financiar.

Me këtë rast, ai ka deklaruar se sistemi financiar në Republikën e Kosovës ka pasur zhvillime pozitive, duke shënuar rritje vjetore prej 6.9 për qind, ndërsa kreditimi bankar ka shënuar rritje vjetore rreth 11 për qind, normat e interesit në kredi kanë zbritur në 6.3%, ndërsa norma e kredive joperformuese ka shënuar rënie në 2.7 për qind.

Përfaqësuesit e BB-së të kryesuar nga Mario Guadamillas, menaxher i shtyllës për Financim dhe Tregje diskutuan për mënyrat e rritjes së mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet BB-së dhe BQK-së. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Ekonomi
Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Ekonomi
Deklarimi i pasurisë, ja sa zyrtarë publikë pritet të deklarojnë pasurinë sivjet

Deklarimi i pasurisë, ja sa zyrtarë publikë pritet të deklarojnë pasurinë sivjet

Ekonomi
Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Ekonomi
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Ekonomi
Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Ekonomi
Kalo në kategori