LAJMI I FUNDIT:

BPRM sot ka mbajtur dy seanca për raportet vjetore të vitit 2016

BPRM sot ka mbajtur dy seanca për raportet vjetore të vitit 2016

Këshilli i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë sot ka mbajtur dy seanca në të cilat i ka shqyrtuar dhe miratuar raportet financiare të BPRM-së dhe llogarinë vjetore për vitin 2016, si dhe Raportin për punën e revizionit të brendshëm për vitin 2016, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga BPRM informojnë se raportet financiare të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë dhe Llogaria vjetore për vitin 2016, ishin lëndë e revizionit të një shoqate të pavarur për revizion. Sipas mendimit të revizorit të pavarur, Raportet financiare të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, nga të gjitha aspektet materiale, objektivisht e paraqesin gjendjen financiare të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë deri më 31 dhjetor të vitit 2016, si dhe rezultatet nga puna dhe qarkullimin e parave për vitin që përfundoi, në pajtim me Standardet ndërkombëtare për informim financiar (SNIN), njofton AIM.

Këshilli i Bankës Popullore e miratoi edhe Rregulloren për plotësimin e Rregullores për veprimtari hulumtuese, për zbatim më të mirë praktik.


Këshilli shqyrtoi edhe çështje të tjera nga kompetenca e saj. /Telegrafi/