Bournemouthi pranon ofertën, Nathan Ake pritet të zyrtarizohet si lojtar i ri i Man Cityt

Bournemouth thuhet se ka pranuar ofertën e Manchester Unitedit për transferimin e mbrojtësit Nathan Ake.
Pep Guardiola është i interesuar të përforcojë edhe më shumë skuadrën e tij dhe reparti i mbrojtjes është ‘thembra e Akilit’.
Sot (e enjte) po raportohet nga mediat e shumta angleze se Qytetarët kanë arritur marrëveshje për transferimin e një mbrojtësi të ri.
Bëhet fjalë për holandezin e Bournemouthit, Nathan Ake, i cili pritet së shpejti të zyrtarizohet si lojtar i ri i Cityt.
Sipas talkSport, Bournemouth ka pranuar tashmë ofertën e Cityt prej 41 milionë funtesh apo 45 milionë euro për mbrojtësin e tyre Ake.
Marrëveshja me lojtarin thuhet se është arritur para disa ditësh dhe Ake pritet të prezantohet së shpejti në Etihad. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
30/07/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































