Është publikuar harta me shtetet që kanë bomba bërthamore, ndaj tani mund ta dini se sa larg nesh janë ato. Fatmirësisht, ato që janë më afër trojeve shqiptare, ndërlidhen me shtetet mike.
Videoja e postuar më poshtë tregon se shumë nga këto bomba janë vendosur afër qyteteve të mëdha evropiane, mes të cilave janë Londra, Glasgow dhe Brukseli.
Siç shkruan Daily Mail, 50 bomba të tilla kanë “humbur” rastësisht apo janë vendosur në lokacione tjera, transmeton Telegrafi.
Bomba më e afërt me shqiptarët është në Turqi dhe në Italinë veriore. Ndërkaq, sa i përket SHBA-ve, atje janë 10 lokacione me bomba atomike.
Në 30 vitet e fundit, shumë shtete kanë hequr dorë nga armët bërthamore. Por, edhe 25 vite pas Luftës së Ftohtë, ato janë ende në sasi të mëdha.
Hans Kristensen dhe Robert Norris nga Federata Amerikane e Shkencëtarëve, kanë qasje në raportet e plota mbi armët bërthamore. Sipas tyre, në kulmin e garës me armë bërthamore, më 1986, ishin 70,300 koka bërthamore, ndërsa më 2016 janë 15,350. Sipas tyre, në vitet e fundit u ndal shpejtësia e eliminimit të armëve të tilla të rrezikut masiv.
Statistikave për shtetet, janë kështu: SHBA ka 7,000; Rusia ka 7,300. Nga to, 2,500 pritet të çmontohen në SHBA dhe 2,810 në Rusi. Shtetet tjera që kanë armë bërthamore, janë: Franca (300), Kina (260), Britania e Madhe (215), Pakistani (125), India (115), Izraeli (dyshohet 60-400), Koreja e Veriut (dyshohet 15). Shtetet tjera që kanë armë bërthamore, që thuhet se janë të amerikanëve, janë: Turqia (60-70), Holanda (22), Italia (50), Gjermania (20), Belgjika (10-20) dhe Kanada (200-300)
SHBA-të kanë 1,930 koka bërthamore në gjendje gatishmërie, ndërsa në rezervë 2,570. Rusia i ka të vendosura 1,790, ndërsa në rezervë i ka 2,700 armë të tilla. /Telegrafi/