Aktorja e filmit “Superman Returns” është duke punuar për adaptimin skenarik të një romani të Catherine Hanrahan, dhe po punon me entuziazëm në profesionin e ri.

“I kam blerë të drejtat e librit të titulluar ‘Lost Girls and Love Hotels’. Tani jemi në fazën kur duhet ta gjejmë një regjisor dhe të fillojmë dalëngadalë ta grumbullojmë ekipin”, ka thënë aktorja për “New York Daily News”.