Boston Celtics ka pësuar humbje në udhëtim te Washingtoni vetëm pas dy vazhdimeve me rezultat 125-124.

Drama e vërtetë e zhvilluar në Verizon Arena e pa Bostonin pa yjet kryesore në këtë sfidë.


Më i mirë ishte Bradley Beal me 34 pikë të realizuara, pasuar nga Otto Porter me 18 pikë.

Kyrie Irving dhe Al Horford munguan në këtë duel.

Kevin Durant i vetmuar pa Klay Thompsonin ishte krucial që ekipi i tij të vazhdojë me fitore ndaj Lakers.

Durant regjistroi 26 pikë, 5 kërcime dhe 6 asistime në fitoren e Golden State që po kërkojnë krehun e tabelës.

Pas të mërkurës në lindje Toronto vazhdon ta forcojë opzitën e parë pasi konkurrentët po gabojnë, teksa Golden State vazhdon të jetë vetëm dy fitore larg Houstonit në perëndim.

/Telegrafi/