Në vitin 2019 borxhi shtetëror amerikan arriti në 22 trilionë dollarë dhe pjesa më e madhe është borxh drejtë Kinës.

Sipas How Much, përcjell Telegrafi, e cila tregon se cilat janë shtetet tjera nga bota të cilave Shtetet e Bashkuara të Amerikës më së shumti ju ka borxh.


Për këtë qëllim janë përdoruar të dhënat e Ministrisë amerikane të Financave nga prilli i vitit 2019 dhe sipas tyre, SHBA i ka borxh kinës 1.11 trilion dollarë. Në vendin e dytë është Japonia, ku SHBA i ka borxh 1.06 trilion dollarë. Gjithsej borxhi i SHBA-së drejtë dy shteteve aziatike është 33.8 për qind, përcjell Telegrafi.

Kreditorët tjerë më të mëdhenj të SHBA-së janë Brazili me 306.7 miliardë dollarë, Britania e Madhe me 300.8 miliardë dollarë dhe Irlanda me 269.7 miliardë dollarë.

national debt of the united states 17c7

Në top dhjetë vendet janë edhe Zvicra, Luksemburgu, Ishujt Kajman, Hong Kongu dhe Belgjika.

Në mesin e kreditorëve më të mëdhenj të SHBA-së nga Evropa janë edhe Norvegjia dhe Gjermania me 97.1 miliardë dollarë dhe 72.8 miliardë dollarë. Nën një për qind nga borxhi i jashtëm i SHBA-së janë edhe Spanja, Italia, Holanda dhe Suedia me 41 miliardë dollarë, 43.7 miliardë dollarë 45 miliardë dollarë dhe 46.5 miliardë dollarë. /Telegrafi/