Çmenduritë nga Kina nuk kanë të ndalur pasi që tashmë në drejtim të Pierre Emerick Aubameynag ka një ofertë.

Pasi kanë marrë në kampionatin e tyre, Tevezin, Oscarin e Witselin ndërkohë që janë duke vazhduar bisedimet për Diego Costan e Kalinicin.


Sulmi i fundit është drejt Pierre Emerick Aubameynag.

Mediat gjermanë bëjnë të ditur se skuadra e Shanghai SIPG ka nisur fushatën për të bindur yllin e Borusias Dortmundit.

Drejtuesit e klubit kinez janë gati t’i ofrojnë klubit të Borussias 150 milionë euro për sulmuesin.

Edhe për Aubameyang, kontrata është e paparë deri më tani dhe e kalon atë të Carlos Tevez  që fiton 800 mijë euro në javë, ose thënë ndryshe rreth 41 milionë euro në sezon. /Telegrafi/

telegrafi sport app