Borussia Dortmund ka barazuar në shtëpi ndaj Man Cityt pa gola në kuadër të xhiros së pestë të Ligës së Kampionëve.

Pjesa e parë u takoi vendasve që kishin më shumë nga loja, por që nuk arritën të shënonin.


Në pjesën e dytë ka mundur Man City të shënojë, por nga pika e bardhë Riyad Mahrez nuk ishte i saktë.

Rast të mirë kishte edhe Julian Alvarez, por as ky nuk ishte i saktë.

Man City mbetet lider me 11 pikë, ndërsa Dortmund ka tetë pikë. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
telegrafi sport app