Dortmundi nuk i ka lënë shumë kohë të mendohet sulmuesit, Pierre-Emerick Aubameyang.

Sipas Sport Bild”, verdhezinjtë i ka bërë me dije ish sulmuesit të Milanit që të vendos për të ardhmen deri në fund të muajit korrik.


Përveç Real Madridit, kohët e fundit golashënuesi më i mirë në Bundesligë kërkohet nga PSG, Liverpooli dhe Manchester City.

Kujtojmë që Aubameyang ka një kontratë me Dortmundin deri në vitin 2020.

Lojtari kishte ardhur nga St. Ettiene duke u kthyer në sulmuesin kryesor pas largimit të Lewandowskit.

telegrafi sport app