Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, duke folur për takimin që ka pasur me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, ka thënë se ka dashur të shkëmbejë mendime me udhëheqësit – hapur dhe jozyrtarisht – në lidhje me shqetësimet dhe propozimet e tyre për rajonin dhe të ardhmen e tij evropiane, si dhe një qasje më strategjike ndaj politikës së jashtme evropiane.
“Të martën, së bashku me Komisionerin Várhelyi, pata një darkë joformale me udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në muajt e fundit, ne kemi parë frustrim nga ana e tyre ndaj BE-së dhe një përhapje të retorikës nacionaliste, shpesh përçarëse. Në Këshillin tonë të fundit të Punëve të Jashtme, Ministrat e Jashtëm të BE ranë dakord mbi nevojën për të rritur përpjekjet tona për ta sjellë rajonin më pranë Bashkimit Evropian”, ka shkruar Borrell, përcjell Telegrafi.
Siç ka thënë më tej përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, ai është gjithashtu “i etur të ndërtojë një marrëdhënie personale me ata liderë që kanë nevojë për hapësirë për të punuar në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, me Bashkimin Evropian dhe midis tyre”.
Në një shkrim të tij, Borrell ka shtuar se në takimin ku ishte edhe komisionari për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhalyi, ishte e rëndësishme të demonstrohej angazhimi i BE-së me rajonin në një nivel politik, përtej zgjerimit.
Sidoqoftë, ka thënë ai, diskutimi tregoi qartë se zgjerimi është tema, pothuajse një temë ekzistenciale, e cila bashkon rajonin.
“Të gjithë udhëheqësit deklaruan se ata kanë zgjedhur të vendosin integrimin në BE në krye të agjendave të tyre dhe kanë investuar kapital maksimal politik për të lëvizur njerëzit në rajon më pranë BE-së”.
Në këtë drejtim, ka shtuar ai, “konkretisht, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po presin Konferencat e para Ndërqeveritare për pranimin në BE në qershor dhe po kështu edhe Serbia dhe Mali i Zi”.
“Liberalizimi i vizave për Kosovën ka marrë shumë kohë: vendi ka përmbushur të gjitha kriteret dhe tani duhet të bëjmë përparim për këtë çështje. Unë do ta mbështes plotësisht këtë. Unë gjithashtu do të lehtësoj një takim tjetër të nivelit të lartë të dialogut në Beograd në Prishtinë në qershor”, ka thënë Borrell, duke vlerësuar se një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht e detyrueshme midis Serbisë dhe Kosovës është gjithashtu e vonuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Parashikimi i motit për fundjavë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit