LAJMI I FUNDIT:

NATO dhe BE: Kosova të mos ndërmarrë hapa të njëanshëm dhe destabilizues

NATO dhe BE: Kosova të mos ndërmarrë hapa të njëanshëm dhe destabilizues

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka folur me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, lidhur me situatën në veri të Kosovës.

Në një shkrim në Twitter, Borrell ka thënë se është pajtuar me Stoltenberg që Kosova të mos marrë hapa të njëanshëm, destabilizues.

“Fola me sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg për situatën në veri të Kosovës. Ne pajtohemi që Prishtina duhet të de-përshkallëzojë dhe të mos ndërmarrë hapa të njëanshëm, destabilizues”.


“Vlerësoni koordinimin e mirë të vazhdueshëm ndërmjet @EULEXKosovo dhe @NATO_KFOR në sigurimin e një mjedisi të sigurt dhe të sigurt”, shkroi Borrell.

Ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se i kupton shqetësimet e partnerëve ndërkombëtarë lidhur me situatën e krijuar në tri komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, pasi hyrja në zyra të komunave e kryetarëve të rinj u kundërshtua nga serbët lokalë.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha më 27 maj se ndërtesat komunale janë të shtetit të Kosovës, prandaj ato, sipas tij, nuk “janë marrë dje dhe nuk do të merren asnjë ditë tjetër”.

“Ne jemi të vetëdijshëm dhe i kuptojmë shqetësimet e ngritura nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Por, çdo opsion tjetër, do të ishte mospërmbushje e obligimeve kushtetuese të Qeverisë sonë ndaj kryetarëve të rinj, do të ishte mospërmbushje e obligimeve dhe detyrimeve të kryetarëve të rinj ndaj qytetarëve të Republikës, dhe do të pamundësonte ofrimin e shërbimeve bazike komunale për qytetarë”, tha Kurti.

Më 26 maj, grupe të serbëve lokalë kundërshtuan shkuarjen në zyra të kryetarëve të rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.

Kryetarët e rinj u asistuan nga Policia e Kosovës për të shkuar në zyrat e tyre. Por, tensionet u rritën dhe serbët lokalë hodhën gurë në drejtim të policisë, e cila u kundërpërgjigj me shok-bomba dhe gaz lotsjellës.

Bashkësia ndërkombëtare ka dënuar këtë veprim të Prishtinës, duke e cilësuar si “hyrje me forcë” në ndërtesat komunale të kryetarëve të rinj, që u zgjodhën në zgjedhjet lokale të 23 prillit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori