LAJMI I FUNDIT:

Boris Johnson dorëzon mandatin e deputetit

Boris Johnson dorëzon mandatin e deputetit

Boris Johnson, ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, ka dhënë dorëheqje si anëtar i Parlamentit.

Ish-udhëheqësi i partisë Konservatore tha se ishte “i befasuar” pasi mori një letër nga një komitet i Dhomës së Komunave, i cili po e heton nëse gënjeu ligjvënësit britanikë për ndejat që thyenin ndalimin gjatë pandemisë, të njohur si “Partygate”.

Johnson, një nga arkitektët kryesorë të BREXIT, tha se letra ia bëri të qartë, “për habinë time, se ata janë të vendosur të përdorin procedurat kundër meje për të më dëbuar nga Parlamenti”, raporton cnn.


Ish-udhëheqësi tha se raporti “Partygate”, i cili ende nuk është publikuar, “është i mbushur me pasaktësi dhe erë paragjykimi, por nën procesin e tyre absurd dhe të padrejtë, unë nuk kam asnjë aftësi formale për të sfiduar çdo gjë që ata thonë”.

“Sot i kam shkruar shoqatës sime në Uxbridge dhe South Ruislip duke konfirmuar se po tërhiqem menjëherë dhe do të nxis zgjedhje të parakohshme”, tha ai.

Vitin e kaluar, Policia Metropolitane i dha Johnson dhe ministrit të atëhershëm të financave, Rishi Sunak – i cili aktualisht është kryeministër – një gjobë për pjesëmarrjen në një ndejë në Downing Street gjatë bllokimit shkaku i COVID-19, duke e bërë Johnson kryeministrin e parë në detyrë të Mbretërisë së Bashkuar që ka shkelur ligjin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Serbia

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë

"Mos u shqetësoni shumë për Putinin, se do të përfundoni si Evropa", Trump u drejtohet amerikanëve

Botë
Edhe pse Trump pretendon se Zelensky nuk e falënderoi

Edhe pse Trump pretendon se Zelensky nuk e falënderoi "mjaftueshëm" SHBA-në, faktet flasin ndryshe

Evropa
Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës

Botë
Zelensky i gatshëm për “shkëmbim”, thotë se do të heqë dorë nga posti në këmbim të anëtarësimit të Ukrainës në NATO

Zelensky i gatshëm për “shkëmbim”, thotë se do të heqë dorë nga posti në këmbim të anëtarësimit të Ukrainës në NATO

Evropa
Kalo në kategori