Ngjyra e verës ose e nuancës bordo është e përkryer për vjeshtën
Trendi mbizotërues mes të famshmëve është bordoja ose ngjyra e verës. E veshin në të gjitha mënyrat e mundshme, që nga eleganca e përditshme deri te fustanet elegante dhe duhet ta pranojmë se është një ngjyrë vërtet magjike.
Kjo nuancë e ngrohtë vjeshte është një frymëzim për shumë njerëz, nga modelet, divat e Hollivudit e deri te zonjat me stil në rrugët e qyteteve botërore.
Nëse ende nuk keni blerë diçka në këtë nuancë, vizitoni menjëherë butikët dhe më besoni nuk do të zhgënjeheni, transmeton Telegrafi.
/Telegrafi/