LAJMI I FUNDIT:

Bordi i Fondit Zhvillimor , 500 mijë euro për projektet në Kosovën veriore

Bordi i Fondit Zhvillimor , 500 mijë euro për projektet në Kosovën veriore

Rreth 500 mijë euro janë dhënë për dy projekte në komunën e Leposaviqit nga Bordi Menaxhues i Fondit Zhvillimor në takimit e djeshëm.

Mbi 60 mijë euro janë dhënë për blerjen e pajisjeve për kopshtin e fëmijëve në Leshak. Për të njëjtin qëllim janë dhënë më herët 140 mijë euro nga ky Fond. Vetë kopshti është ndërtuar me ndihmën e programit të Instrumentit të BE-së për Asistencë Para Anëtarësimit (IPA).


“Përveç kësaj, komuna ka marrë 415 mijë euro për ndërtimin dhe riparimin e rrugëve”, thuhet në një njoftim për media.

Bordi Menaxhues po ashtu aprovoi koncept dokumentet për tri projekte që mbështesin: rindërtimin e sistemit të ujërave të zeza në Zvecan, ndërtimin e një qendre të rinjsh në Zubin Potok dhe ndërtimin e strehimores sociale në Leposaviq, në vlerë gjithsej 1 milion euro.

Ky ishte takimi i fundit i Bordit Menaxhues të Fondit Zhvillimor i kryesuar nga Samuel Zhbogar, Përfaqësuesi Special i BE-ë në Kosovë, i cili do të largohet nga Kosova për të marrë një pozitë të re që nga 1 shtatori 2016. Anëtarët e Bordit falënderuan Zhbogar për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm viteve të fundit dhe i uruan atij suksese në të ardhmen.

Fondi Zhvillimor gjeneron të hyrat e tij nga taksat e mbledhura në vendkalimet kufitare Jarinje/Rudnicë dhe Tabavije/Brnjak. Të hyrat e mbledhura deri më sot numërojnë deri në 10.6 milion euro dhe janë shfrytëzuar për të mbështetur zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës veriore. Deri më sot, 7.5 milion euro janë dhënë nga Fondi Zhvillimor për katër komunat veriore.

Funksionimi i këtij Fondi vendoset nga Bordi Menaxhues, i përbërë nga Samuel Zhbogar, Kryesues i Bordit, në kapacitetin e tij si Përfaqësues Special i BE-së në Kosovë, Ministri i Financave në Kosovë, Avdullah Hoti, në emër të autoriteteve kosovare, dhe Danijela Zubac në emër të komunitetit serb.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Butrinti - Ku e kaluara dhe e tashmja jetojnë krah më krah

Butrinti - Ku e kaluara dhe e tashmja jetojnë krah më krah

Ekonomi
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Ekonomi
Kalo në kategori