LAJMI I FUNDIT:

Bordi i AKP-së miraton transaksionet e procesit të privatizimit nga shitjet e fundit

Bordi i AKP-së miraton transaksionet e procesit të privatizimit nga shitjet e fundit

Bordi i drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e tij të radhës me ç’rast miratoi transaksionet e SHAL 50 e cila u mbajt me 23 shtator 2019.

Në këtë mbledhje Bordi i Drejtorëve shqyrtoi dhe miratoi listën e aseteve të paraqitura për SHAL 52. Menaxhmenti i AKP-së në këtë takim njoftoi Bordin e Drejtorëve për konceptin e Shpërndarjes së Përkohshme të Pjesshme për Kreditorët e NSH-ve në Likuidim sipas nenit 41.4 të Shtojcës së Ligjit të AKP-së, bordi i drejtorëve miratoi konceptin e propozuar dhe udhëzoi menaxhmentin që të vazhdohet me procedurat ligjore.

Për më tepër bordi u njoftua dhe ofroi mbështetjen e tij menaxhmentit për inicimin e procedurave lidhur me përpilimin e listës fillestare të punëtorëve të ndërmarrjes së prodhimit të bllokave “IMN Kosova”. /Telegrafi/