Kreu i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, ambasadori Bernd Borchardt në një prononcim për mediat theksoi se do të jenë institucionet shqiptare që do të duhet të zgjedhin se cila palë ka argumentet më të mira ligjore sa i përket zgjedhjeve.
“Kryesia jonë në detyrë bëri një deklaratë shumë të fortë për këtë javën që kaloi. Dhe kryesia e radhës së OSBE kur ishte këtu tha se sa i përket zgjedhjeve është çështje e brendshme e Shqipërisë. Tashmë kjo është bërë çështje e debatit të brendshëm. Jam besimplotë se institucionet shqiptare do të gjejnë se kush e ka argumentin më të mirë ligjor”, tha Borchardt në hapjen e ekspozitës në galerinë e Liceut Artistik “Jordan Misja”, me punime të nxënësve të kësaj shkolle, me temë korrupsionin.
Në lidhje me përshkallëzimin e krizës politike dhe deklaratë së presidentit të Shqipërisë Ilir Meta për përplasje nëse mbahen zgjedhjet, Borchardt tha se “ne e kemi thënë shumë qartë që protestat dhe ngritja e zërit është e drejtë demokratike dhe këto përgjegjësi i kalojnë atyre që organizojnë këto lloj protestash dhe kanë përgjegjësi për dhunën e organizuar”.
Sa i përket nismës për shkarkimin e presidentit, Borchardt tha se kjo është çështje e brendshme në Shqipëri “që i përket parlamentit, Kushtetutës, dhe më pas Gjykatës Kushtetuese”.
I pyetur nëse ka zgjedhje më 30 qershor, Borchardt tha se “institucionet shqiptare janë ato që duhet të marrin këtë vendim” duke shtuar se “janë pyetje të vështira dhe me pikëpamje të ndryshme ligjore, dhe patjetër që do ta shikojmë”. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Parashikimi i motit për fundjavë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë