Pas plot 50 viteve ka rënë botë pjesën jugore të Marokut, ku rriten në masë të madhe palmat.

Instituti hidrometeorologjik i Marokut ka njoftuar se bora ka rënë në afërsi të Zagorit në juglindje të vendit, si pasojë e një vale të ftohtë, transmeton Telegrafi.


Në Zagori ka rënë deri në 8 centimetra trashësi bore, shkruan Washington Post.  Kjo e përditshme rikujton se në janar në vendin më të nxehtë në botë - në Sahara kishte rënë borë.

2 14

Ky fenomen është si pasojë e valës së ftohtë, që ka goditur më së shumti qytetin Ain Sefru në pjesën veriore të Algjerisë.

Në videon e publikuar më poshtë shihen gjurmët e borës dhe pjesë të rërës të mbuluar nga bora. /Telegrafi/