Leonardo Bonucci është dënuar me dy ndeshje moslojë shkaku i kartonit të kuq të marr në ndeshje ndaj Genoas.

Lojtari ka folur nga mbrëmja gala e mbajtur të hënë ku Bonucci ishte pjesë e formacionit më të mirë të vitit, natyrisht për sukseset e arritura me Juventusin.


Ai do të mungojë pikërisht ndaj Juventusit, pasi është dënuar me dy ndeshje.

“Ajo goditje ndaj Rosit ishte e pavullnetshme, nuk doja ta vrisja apo t’i bëja keq dhe në fund të ndeshjes shkova të qartësohesha më të dhe e pash gjendjen e tij. Më vjen mirë që e kuptoi”.

GettyImages 865465140 Leonardo Bonucci në mbrëmjen e FIFA-s /Foto: Getty Images)

“Me VAR këto situata loje vlerësohen nga një imazh i ndalur, duhet të përshtatemi dhe të mësohemi me këtë teknologji të re”.

“Mungesa ndaj Juves? Është evidente, paska qenë e shkruar që të mungoj”.

“Do të stërvitem në maksimum për të përmirësuar formën fizike dhe atë psikologjike. Jam i sigurt se do të rikthehemi lart dhe do të bëjmë një sezon të madh”, ka thënë Bonucci. /Telegrafi/

telegrafi sport app