LAJMI I FUNDIT:

BONEVET Prishtina hap aplikimin në të gjitha kurset me 50% zbritje për vajzat

BONEVET Prishtina hap aplikimin në të gjitha kurset me 50% zbritje për vajzat

Fusha e industrisë High-Tech ka qenë prej kohësh e pa qasshme për femrat, sepse ka qenë e dominuar me punësimin numerikisht më të madh nga meshkujve.
Shumë prej femrave nuk do të kenë mundësin të punësohen në sektorët e industrisë High-Tech në të ardhmen, nëse ato nuk fillojnë sa më shpejt shkollimin e tyre në sektorin e teknologjisë.

Një studim i bërë nga organizata ‘Girls Who Code’, tregon se vetëm në Amerikë deri në vitin 2020 do të këtë 1.4 milion vende pune vetëm në sektorin e industrisë High-Tech. Për femrat që duan t’i qasen këtij tregu të ardhshëm, ne duhet t’i përgatisim ato në kohë dhe me kualitetin i cili kërkohet nga të gjitha fushat të cilat ndërveprojnë me teknologjinë.

BONEVET Prishtina i prinë këtyre mundësive, duke u kujdesur që tregu i punës në të ardhmën do të jetë i qasshëm në mënyrë të barabartë si për meshkujt ashtu dhe për femrat.

BONEVET tashmë ka rregullën e veprimit ku të gjitha klasat janë të rregulluara në mënyrë të barabartë në pjesëmarrje, 50% për vajza dhe 50% për djem në secilën klasë.

“Vajzat kanë ide interesante dhe kreative të cilat duhet të përfaqësohen. Vajzat duhet të krijojnë besim në hapësirën e tyre të punës për të qenë të suksesshëm”. Stephanie Worden, 2016 BONEVET Prishtina ofron 12 kurse të ndryshme brenda kësaj oferte, duke filluar me kurset të cilat mësojnë elektroniken, programimin dhe dizajnin, duke vazhduar me kurset e gjuhëve dhe të artit. Për më shumë informacione, vizitoni faqen e BONEVET Prishtinës për të hulumtuar detajisht secilën klasë. /Telegrafi/