BONEVET organizon kampe verore për fëmijët e moshës 5-11 vjeç
BONEVET është organizatë jo-qeveritare, me një përvojë 10-vjeçare në edukimin e fëmijëve, të rinjve dhe të rriturve për të identifikuar talentet e tyre dhe të zhvillojnë shkathtësi të reja.
Programi i edukimit në BONEVET gjatë muajve korrik-gusht shtrihet në organizimin e kampeve verore për fëmijët e moshës 5-11 vjeç.
Kampet verore në BONEVET janë programe që ofrojnë aktivitete edukative-argëtuese. Aktivitetet do të jenë të përshtatura për të gjitha grupmoshat, në mënyrë që secili fëmijë të eksplorojë fusha të ndryshme të artit, shkencës, astronomisë, fizikës, teknologjisë e shumë të tjera.
Me një ekip profesionale dhe me një përvojë 10-vjeçare, BONEVET do të ofrojë mundësinë që fëmijët të përfitojnë shkathtësi të reja, të nxisin kreativitetin dhe kuriozitetin e tyre, të krijojnë shoqëri të re e momente të paharruara dhe të zhvillojnë aftësi praktike.
Rrjeti BONEVET shtrihet në 6 qytete të Kosovës, duke përfshirë këtu Gjakovë, Prishtinë, Kaçanik, Kamenicë, Mitrovicë dhe Pejë.
Andaj, më poshtë mund të gjeni për secilën qendër datat dhe temat e kampeve të tyre.
Regjistrimet janë të hapura, andaj rezervoni vendin e fëmijës suaj tani! BONEVET Prishtina Kampi Veror 2024
- Eksploruesit e Galaktikës (8-12 Korrik, 2024)
- Udhëtim në kohë (15-19 Korrik, 2024)
- BONEVET masterchefs (22-26 Korrik, 2024)
- Laboratori i çudirave (29 - 02 Gusht, 2024)
- Festivali i Filmit (05-09 Gusht, 2024)
- Aventurat sportive (12-16 Gusht, 2024)
- Java e STEAM (19-23 Gusht, 2024)
BONEVET Gjakova Kampi Veror 2024
- Let the Game Begin (01 - 05 Korrik, 2024)
- Young Inventors (08 - 12 Korrik, 2024)
- Talent Show (15 - 19 Korrik, 2024)
- Aye Aye, Captain (22 - 26 Korrik, 2024)
- Welcome to The Jungle (29 Korrik - 02 Gusht, 2024)
- BONEVET Carnival ( 05 - 09 Gusht, 2024)
- Imagine, Create & Innovate (12 - 16 Gusht, 2024)
BONEVET Kamenica Kampi veror 2024
- Vera Olimpike 8-10 vjeç (8 - 12 korrik)
- Një javë në galaksi 8-10 vjeç (15-19 korrik)
- Aktorët e Hollywood-it 5-8 vjeç (22 -26 korrik)
- Bon Art në Verë 5-8 vjeç (29 korrik-2 gusht)
- Aerodinamika 11-14vjeç (12-16 gusht)
BONEVET Kaçanik Kampi veror 2024
- Bon Art n’Verë (15 - 19 Korrik, 2024)
- Eksploro Shkencën (22 - 26 Korrik, 2024)
- Inxhinierët e së ardhmës (5 - 9 Gusht, 2024)
- Mjeshtrit e Artit (12 - 16 Gusht, 2024)
BONEVET Mitrovica Kampi Veror 2024
- Laboratori veror i shkencës ( 1 - 5 korrik)
- Java e mistereve (8 - 12 korrik)
- Olimpiada verore (22 - 26 korrik)
- Aventurat robotike në hapësirë (12 - 16 gusht)
- Java STEAM (19 - 22 gusht)
- Bon Art n’Verë (8 - 12 Korrik)
- Unë do të bëhem... (15 - 19 Korrik)
- Java e Lojërave (22- 26, Korrik)
- Arti i Ushqimit (05 - 09, Gusht)
- Aktorët e Hollywood (12 - 16, Gusht)
- Crazy Science (19- 23, Gusht)






























