Bon Jovi: Ndihem si 18 vjeçar

Frontmeni i grupit “Bon Jovi”, i cili është 47-vjeç, kujdeset shumë për flokët e tij që të mos i bien, sepse nuk mund ta pranojë faktin se po plaket.
“Më lejoni t’u them, jam shumë i shqetësuar. Shikoj tipat si Sting dhe mendoj: ‘Atij nuk u pengon që po i bien flokët’, por unë po humb pak flokë dhe e ndjej menjëherë. Më kanë thënë se duhet të masazhoj kokën dhe unë rregullisht e bëj këtë”.
“E kam të vështirë të besoj se jam 47-vjeç, sepse ende ndjehem si 18-vjeçar”.
“Nuk planifikoj të jem Mick Jaggeri i ardhshëm dhe të vazhdoj të këndoj edhe pas të gjashtëdhjetave, por tash për tash nuk shoh ndonjë arsye për t’u ndalur”, ka thënë këngëtari për revistën gjermane Reader's Digest. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
27/01/2010
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























































