Jerome Boateng do të largohet nga Bayern Munich pas plot 10 vitesh, pasi drejtuesit e klubit kanë vendosur të mos i rinovojnë kontratën.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë drejtuesit e Bayernit, gjë që vetë mbrojtësi 32-vjeçar nuk e ka pritur mirë, pasi priste një kontrate të re.
“Askush nuk më është afruar dhe nuk më ka folur. Nuk e dija që nuk do më rinovonin më bashkëpunimin, ndaj mbeta i befasuar”, ka mbrojtësi Boateng për “Suddeutsche Zeitung”.
Boateng ishte bashkuar me Bayernin në verën e vitit 2011 nga Manchester City.
Gjatë këtyre viteve, ai ka fituar trofe të shumtë me klubin dhe me Kombëtaren e Gjermanisë. /Telegrafi/