LAJMI I FUNDIT:

BMW nuk do ta prodhojë versionin e Series 1 me performancë të lartë

BMW nuk do ta prodhojë versionin e Series 1 me performancë të lartë

Kjo për arsye, se tashmë e ka një makinë më të mirë me këtë version

Ishte pritur për një kohë të gjatë, se BMW do ta prodhojë versionin e Series 1 me performancë të lartë, që ofron edhe mundësi të rrëshqitjeve nëpër asfalt, transmeton Telegrafi. Mirëpo, tani është bërë e ditur, se kjo makinë me 306 kuaj fuqi, nuk do të përditësohet në këtë formë.

Dihet se Series 1 nuk mund të krahasohet me Mercedes-AMG A45 apo Audi RS3, mirëpo kompania BMW nuk brengoset për këtë shkak. Për shkak se BMW është fokusuar në linjën M, ku do të prodhojë makina me performacë të lartë, që janë në gjendje të bëjnë edhe lëvizjet më të shkathëta.


Top Gear ka biseduar me Marcus Flasch, që është drjtues i BMW M, i cili konfirmoi se nuk ka plane për 1 Series, meqenëse tashmë është 2 Series si një makinë rrëshqitjesh. Në mënyrë specifike, është thënë se do të quhet M2, derisa së shpejti vjen gjenerata e dytë dhe shumë më e mirë. /Telegrafi/