LAJMI I FUNDIT:

BMW konfirmon rikthimin e M1 Supercar (Foto)

BMW konfirmon rikthimin e M1 Supercar (Foto)

Frank Van Meel që është në krye të prodhuesit gjerman BMW, ka konfirmuar se do të rikthehet M1 Supercar, por pa bërë të ditura detajet.

Në 30 vjetorin e themelimit dhe në 10 vjetorin e makinës së fundit që është lansuar nga ky segment i prodhimit, pritet të vjen edhe super-vetura e re, transmeton Telegrafi.

“Po punojmë që të jetë veturë e mahnitshme dhe të ketë shitje të mëdha. Nuk po flas për ndonjë edicion të limituar në pak njësi”, ka thënë Meel.


Sipas tij, kjo veturë do të jetë e cilësisë së lartë, ndërsa ekonomike që mund të blihet edhe nga masa.

Njohësit e automobilizmit, besojnë se M1 Series, do të jetë rivale me Audi R8 dhe Mercedes-AMG GT S. /Telegrafi/