LAJMI I FUNDIT:

BMW: Katër cilindrat nuk janë të mjaftueshëm

BMW: Katër cilindrat nuk janë të mjaftueshëm

Bavarezët hodhën poshtë idenë për të ulur numrin e cilindrave në modelin M3 dhe vendosën të mos ndjekin rivalin e tyre të përbetuar, Mercedes-AMG.

BMW ka marrë shpesh kritika për stilin e pazakontë të dizajnit modern, por marka premium bavareze ka marrë disa vendime të mira. Ajo ka premtuar se do të mbajë motorët me kapacitet të madh derisa ta lejojë ligji, ndërsa kutia manuale do të vazhdojë të mbetet në disa modele M dhe në roadsterin Z4 M40i.

Pavarësisht se një version i plotë elektrik i M3 është duke ardhur, versioni me benzinë do të vazhdojë të ekzistojë edhe në brezin tjetër të këtij modeli.


Në një intervistë për revistën australiane Drive, kreu i departamentit BMW M hodhi poshtë idenë për të ulur numrin e cilindrave, duke vendosur të mos ndjekë rivalin e përbetuar, Mercedes-AMG.

Në vend që M3 i ri të marrë një motor katërcilindërsh, si Mercedes-AMG C63, brezi i ardhshëm i sedanit sportiv nga Mynihu do të mbajë motorin me rresht 6 cilindra.

Frank van Meel shpjegoi se një motor katërcilindërsh nuk mund të ofrojë performanca të qëndrueshme në pistë, si një motor më i madh 3-litërsh.

“Ne po shkojmë në drejtimin e elektrifikimit, por njëkohësisht do të mbajmë motorin tonë me rresht 6 cilindra në brezin e ardhshëm. Ne gjithmonë eksplorojmë të gjitha mundësitë, por kur bëhet fjalë për uljen e fuqisë, gjithçka ka të bëjë me performancën në pistë. Fuqia konstante e nevojshme do të bënte që ulja e motorit në katër cilindra të ishte shumë e vështirë për kushtet e garës”, tha ai.

Ashtu si BMW M, Audi Sport gjithashtu hodhi poshtë idenë e motorëve katërcilindërsh në modelet RS.

BMW dhe Audi kanë një arsye tjetër për të shmangur motorët katërcilindërsh në modelet e tyre më të larta sportive – AMG C63 ka humbur tërheqjen pas kalimit në motor 2-litërsh, sipas Motor1.

Mercedes ende nuk ka publikuar të dhëna për shitjet, por disa burime sugjerojnë se kërkesa ka qenë e dobët që kur modeli kaloi në një sistem hibrid plug-in të komplikuar me një motor benzinë katërcilindërsh. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Ngjyrosi murin që të dukej si një vazhdim i rrugës, më pas testoi autopilotin e Teslës – pamje që tregojnë se çfarë ndodhi

Ngjyrosi murin që të dukej si një vazhdim i rrugës, më pas testoi autopilotin e Teslës – pamje që tregojnë se çfarë ndodhi

Auto
Virgin Atlantic me taksi fluturues në Britani – udhëtimi prej 80 minutash do të zvogëlohet në 8 - pasagjerët do të lëvizin me shpejtësi prej 320 km/h

Virgin Atlantic me taksi fluturues në Britani – udhëtimi prej 80 minutash do të zvogëlohet në 8 - pasagjerët do të lëvizin me shpejtësi prej 320 km/h

Auto
Makinat e vogla elektrike thuhej se ishin e ardhmja – por SUV-të tani “po sundojnë rrugët”?

Makinat e vogla elektrike thuhej se ishin e ardhmja – por SUV-të tani “po sundojnë rrugët”?

Auto
Pavarësisht

Pavarësisht "mbështetjes së Trump", Tesla duket se nuk po sheh ditët më të mira të saj

Auto
Cilat janë katër veturat që rrallë kërkojnë riparime? Ekspertët zbulojnë

Cilat janë katër veturat që rrallë kërkojnë riparime? Ekspertët zbulojnë "modelet e qëndrueshme"

Auto
Trump zbulon pse nuk mund ta ngasë veturën

Trump zbulon pse nuk mund ta ngasë veturën

Auto
Kalo në kategori