Me “BMW” kalon nëpër shtegun e biçikletave, policia e Shkupit e gjeti nëpërmjet “Tiktok” dhe e dënoi 24-vjeçarin
Me BMW-në e tij nuk i pritej në kolonë, andej kaloi në shtegun e biçikletave në bulevardin “8 shtatori” në Shkup. Madje, këtë veprim e bëri duke e publikuar në rrjetin social TikTok, me mbishkrimin “Pat kolonë a?”
E 3 muaj pas postimit të videos në TikTok, 24 vjeçari u dënua, pasi dikush nga qytetarët e ka denoncuar rastin në polici. U gjobit me 50 euro dhe policia ia ka marr veturën përkohësisht. Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski tha se policia ka intensifikuar aktivitetet për t’i gjetur shkelësit e ligjit edhe në rrjetet sociale. Ndërkohë u bëri apel qytetarëve që t’i denoncojnë shkelësit e ligjit në polici.
“Shumë njerëz lajmërohen dhe denoncojnë, nuk është e rëndësishme se si vijmë deri te shkelësit e ligjit qoftë edhe nga rrjetet sociale apo në ndonjë mënyrë tjetër, me rëndësi është që jemi efikas dhe t’i identifikojmë shkelësit. Të gjithë ata që bëjnë veprime të tilla duhet të japin përgjegjësi”, tha Spasovski.
Spasovski gjithashtu tha se nuk është e rëndësishme mënyra se di detektohen shkelësit e ligjit, por me rëndësi është që ata të dënohen.
“Askund në botë, madje as në vendin tonë, nuk mund të ketë një polic në çdo 100 metra i cili do të kujdeset për neve se çfarë po bëjmë. Unë dëshiroj që të kemi më shumë qytetarë të cilët do t’i denoncojnë këto raste në polici”, shtoi Spasovski.
Ndryshe javën e kaluar një makinë e tipit Bentley qarkulloi nëpër sheshin e Shkupit. Edhe këtë person policia e ka dënuar 45 euro. Për çmimin e gjobës foli edhe ministrja e Mbrojtjes Radmilal Shekerinska.
“Gjobat të mos jenë me vlerë absolute, por gjobat duhet të varen nga të ardhurat e personit që e ka kryer veprën. Komenti më i dëgjuar, veçanërisht në lidhje me ngjarjen që ndodhi në shesh, ishte për një burrë që vozit një Bentley, ndoshta 45 euro nuk janë asgjë për të. Ne si qeveri kemi njoftuar se do të formulojmë gjobat që të jenë sipas një përqindje e të ardhurave ose pronës”, tha Sheqerinska.
Ndërsa kryetari i qytetit të Shkupit vozitësin në shtegun e biçikletave e quaji “fraer i TikTok-ut”.
“Tik tok fraeri” i cili ishte duke vozitur në shtegun e biçikletave në bulevardin 8 shtatori , është identifikuar dhe gjobitur nga Ministria e Brendshme, gjobitur nga Qyteti i Shkupit, automjeti konfiskuar përkohësisht …”, ka shkruar Shilegov.
Ndryshe vetëm dje në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 288 gjoba, 32 prej të cilave janë për vozitje pa patentë shoferi, 21 masa janë shqiptuar për automjete të paregjistruara dhe i njëjti numër për automjete me defekte teknike, ndërsa 7 sanksione janë për përdorimin e celularit gjatë vozitjes, 49 masa për automjete të parkuara në mënyrë të parregullt, ndërsa u shqiptuan 27 sanksione për mos mbajtjen e maskës mbrojtëse./TV21/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBritania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
Arrestohet një person për ushtrim presioni ndaj komunitetit rom në veri për të votuar Listën Serbe
KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar 50.91 për qind e votuesve në diasporë
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë
Bedri Hamza: Faleminderit nga ky shesh i madh dhe nga kjo festë e madhe e demokracisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti