LAJMI I FUNDIT:

BMW e ka gati për prodhim SUV-in më të madh ndonjëherë, që do të rivalizojë me Range Rover (Foto)

BMW e ka gati për prodhim SUV-in më të madh ndonjëherë, që do të rivalizojë me Range Rover (Foto)

Janë kryer edhe përgatitjet e fundit nga BMW, për makinën SUV më të madhe ndonjëherë

Prej se është prezantuar koncepti i X7 iPerformance, kemi parë se bëhet fjalë për një SUV gjigant, transmeton Telegrafi.

Tani që është parë teksa transportohej me shtresën për kamuflazh, shihet se kemi të bëjmë me një makinë shumë të madhe dhe rivale të fortë për Range Rover dhe Mercedes GLS.


Më këtë rast, kemi rastin të shohim makinën SUV më të madhe ndonjëherë, që ka mundësi t’i ulë komod shtatë udhëtarë.

Të dy karriget e dyta janë të ngritura, që lë të kuptohet se do të jenë statike, ndërsa pritet të ketë hapësirë të bollshme për këmbët.

Platforma është shumë më e madhe dhe e gjerë se te X5, teksa ka dyer të dyta shumë më të mëdha.

Spiunët që merren me makinat e reja, ia kanë dalë ta fotografojnë edhe enterierin, vetëm se pjesa e përparme te shoferi, është shumë mbuluar dhe e fshehur mirë.

Megjithatë, kjo na lë mundësinë që të dimë se si do të duket brendia, pavarësisht se çfarë sistemi do ta ketë të integruar.

Kjo BMW është e ndërtuar në platformën CLAR që kombinon variante nga 7 Series, 5 Series dhe X5.

Nën kapak e ka motorin me gjashtë cilindra, që vihet në funksion me naftë ose benzinë.

Nga pamjet shihet se gjithçka është gati për prodhim, ndërsa besohet se mund të prezantohet zyrtarisht gjatë nëntorit në LA Auto Show. /Telegrafi/