Si pasojë e reshjeve të shumta të shiut, rruga Prishtinë-Gjilan është bllokuar nga rrëshqitjet e dheut në fshatin Kishnicë.

Kështu ka bërë të ditur zëvendësministri i Mjedisti, Hysen Durmishi.


Ai në një postim në Facebook, ka thënë se ekipet janë duke punuar që sa më parë të hapet për qarkullim kjo rrugë.

Screenshot 2 34

“Pas reshjeve të shiut, në mëngjes është bllokuar rruga nga rrëshqitjet e dheut në fshatin Kishnicë. Ekipet janë duke punuar vazhdimisht që sa më parë të hapet për qarkullim rruga Prishtinë – Gjilan”, ka shkruar Durmishi.

Si pasojë e rrëshqitjes së dheut disa vetura kanë ngecur në "lloç".

Pëveç kësaj pjese, shiu ka shkatuar probleme edhe në disa qytete tjera përfshirë Prishtinën. /Telegrafi/