LAJMI I FUNDIT:

Blinken: Sirianët duhet të kenë mundësi të ndjekin rrugën e tyre

Blinken: Sirianët duhet të kenë mundësi të ndjekin rrugën e tyre

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka folur nga Jordania, ku ka zhvilluar bisedime me Mbretin Abdullah lidhur me situatën në Siri.

Ai thekson se sirianët “duhet të kenë mundësinë të ndjekin rrugën e tyre” dhe shton se ekziston një “dëshirë e fortë” për të mbështetur një “qasje të bashkuar” për Sirinë.

“Po zhvillojmë diskutime të detajuara se si do të duket kjo dhe pres që të shihni shtete që bashkohen për të mbështetur këtë qasje”, tha ai, raporton skynews.


U raportua si i zhdukur, por u gjet në burgun e Sirisë - shtetasi amerikan flet pas lirimit
Lexo po ashtu U raportua si i zhdukur, por u gjet në burgun e Sirisë - shtetasi amerikan flet pas lirimit

Blinken theksoi se procesi i së ardhmes së Sirisë “në fund të fundit duhet të udhëhiqet nga vetë sirianët”.

Megjithatë, kur u pyet se si do të duket ky proces, ai nuk mundi të japë më shumë detaje.

I pyetur gjithashtu për një shtetas amerikan që është gjetur në një burg në Siri, Blinken shtoi se “nuk mund të jap detaje për atë që do të ndodhë, por po punojmë për ta kthyer atë në shtëpi dhe jashtë Sirisë”.

Ndryshe, rebelët sirianë kanë arritur që ta largojnë nga pushteti presidentin, Bashar al-Assad, i cili kishte dominuar për shumë vite politikën në Siri. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Botë
Trump: Putin dhe Zelensky duhet të punojnë së bashku

Trump: Putin dhe Zelensky duhet të punojnë së bashku

Botë
Kalo në kategori