Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka shtyrë një udhëtim në Kinë pasi një balonë spiune kineze u zbulua fluturuar nëpër SHBA.
Blinken pritej të takohej me homologun e tij kinez dhe potencialisht me presidentin e Kinës, Xi Jinping, transmeton Telegrafi.
Vizita do të kishte ardhur në mes të tensioneve të përkeqësuara midis dy vendeve.
Kina ka thënë se balona është përdorur për kërkime meteorologjike dhe ka devijuar nga rruga e saj për shkak të motit të keq.
Duke folur me gazetarët të premten, një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit tha se kushtet nuk ishin të përshtatshme për Blinken që ta vizitojë Kinën, por se një tjetër udhëtim do të planifikohej “mundësinë më të hershme”.
Zyrtari shtoi se Washingtoni planifikoi të mbajë “linja të hapura komunikimi” në lidhje me incidentin, i cili u përshkrua si “një shkelje e qartë” e sovranitetit të SHBA-së.
Ndonëse zyrtari tha se SHBA-ja kishte pranuar pretendimin e Kinës për qëllimin e balonës, vendi i qëndron vlerësimit të Departamentit të Mbrojtjes se ai po përdorej për mbikëqyrje.
Zyrtarët amerikanë kanë thënë se janë të bindur se “baloni i mbikëqyrjes” që fluturon mbi SHBA është kinez.
Një deklaratë nga Ministria e Jashtme e Kinës tha se vendit “i vjen keq” për incidentin dhe do të punojë me SHBA-në për të zgjidhur çështjen.
Vizita e Blinken pritej të bëhej më 5 dhe 6 shkurt.
Një zyrtar amerikan i cituar nga Associated Press tha se vendimi për ndërprerjen e papritur të udhëtimit u mor nga Blinken dhe Presidenti amerikan Joe Biden. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump hedh akuza ndaj Francës dhe Britanisë: Nuk bënë asgjë për t’i dhënë fund luftës

Mblidhen krerët e vendeve arabe - njëzëri kundërshtojnë planin e Trumpit për Gazën

Trump: Kanada mund ta mbajë himnin e saj si shteti i 51-të amerikan

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

"Nuk është aq i rëndësishëm sa për të qenë pjesë e takimeve", Trump vazhdon ta godasë Zelenskyn

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës