LAJMI I FUNDIT:

Bletarët llapjanë nisën vjeljen e mjaltit

Bletarët llapjanë nisën vjeljen e mjaltit

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu së bashku me zëvendësministrin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), Vezir Januzi, kanë vizituar dy bletarë në fshatin Tërrnavicë, bletarin Hilmi Syla dhe Esat Deda, ku zhvilluan vjeljen e parë të mjaltit për këtë sezon, njofton Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim e Komunës së Podujevës.

Gjatë vizitës te bletari Syla, Veliu shprehi gatishmërinë e tij për kujdes dhe rritje të përkrahjes për fermerët llapjanë në të gjithë sektorët, duke përmendur sektorin e bletarisë në veçanti.

“Komuna e Podujevës vitin që shkoi ka ndarë nga 10 shoqëri bletësh për 100 bletarë, por duke parë interesimin e fermerëve që të merren me bletari, kemi vendosur që edhe këtë vit të vazhdojmë me subvencionimin e bletarëve”, tha Veliu.


Veliu tha se subvencionet në bujqësi ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e ekonomive familjare, sepse po krijohen kushte për vetëpunësim dhe rritjen e të hyrave materiale.

Përkrahje për fermerët llapjanë, në emër të MBPZHR-së, ofroi edhe zv-ministri Januzi i cili tha se Ministria e Bujqësisë për sivjet ka paraparë rritje të subvencionimit për çdo shoqëri bletësh nga 10 në 15 euro.

Ndërsa fermerët Hilmi Syla, e Esat Deda, falënderuan Komunën për përkrahjen dhe shprehën gatishmëri për rritje të bashkëpunimit dhe shkëmbim të përvojave në mes të bletarëve./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Ekonomi
Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Ekonomi
Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Botë
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Kalo në kategori