Artisti i njohur shqiptar, Blero, duket se po shijon prej kohësh një lidhje të re dashurie.

Këngëtari, i cili u nda nga Afrona Dika këtë vit, siç shihet është bërë menjëherë me partnere të re.


Kështu të paktën ka lënë të kuptohet përmes disa postimeve që ka shpërndarë në rrjete sociale.

Screenshot 3 69 Foto:Screenshot/Instagram

I njëjti së fundmi ka qenë për pushime në Gjermani, e që besohet se edhe e dashura e tij jeton në atë vend.

Në imazhin e hedhur në InstaStory, Blero shfaqet duke shkëmbyer puthje me të dashurën, së cilit ia ka vënë një ‘emoji’ të madh mbi.

blero Foto:Screenshot/Instagram

I njëjti nuk e ka zbuluar akoma identitetin e vajzës që ia ka rrëmbyer zemrën.

Blero ndryshe sivjet i dha fund martesës me blogeren Afrona Dika. /Telegrafi/

256070527 375293110989163 5409768407169903823 n e1672325365512 Blero dhe Afrona (Foto: Arkiv)