Ata janë një nga çiftet shqiptare që admirohen tejet shumë nga publiku.

Bëhet fjalë për këngëtarin Blero Muharremi dhe bashkëshorten e tij, Afrona Dika, që tashmë janë prezentë mjaftueshëm ne faqet rozë e rrjetet sociale.


Së fundmi ka qenë blogerja e njohur që ka ndarë një imazh në InstaStory, me të cilin ka bërë kuriozë fansat.

248775017 1142176699643142 632755246709967061 n Afrona Dika (Foto: Instagram)

Ajo shfaqet përkrah partnerit duke thënë se diçka e re po vjen së shpejti, por që nuk ka zbuluar më shumë detaje.

“Diçka e re po vjen. Gëzuar”, ka qenë përshkrimi i fotografisë.

Sidoqoftë, do shohim në vazhdim se për çfarë saktësisht është fjala - një projekt të ri muzikor apo një fotosesion së bashku.

Blero nga ana tjetër këtë vit solli disa këngë e bashkëpunime që morën miliona klikime. /Telegrafi/