Blerim Xhemaili transferohet në Kinë te Shenzhen FC

Mesfushori shqiptar, Blerim Xhemaili ka lënë Italinë për t’u transferuar në Kinë.
Klubi italian, Bologna ka lajmëruar sot (e premte) shitjen e mesfushorit shqiptar, Blerim Xhemailit.
33-vjeçari do të vazhdojë karrierën në Ligën e Parë të Kinës tek skuadra Shenzhen FC.
Te kjo skuadër, reprezentuesi zviceran do të bashkohet me ish-trajnerin e tij, Roberto Donadoni.
Në të kaluarën, Xhemaili ka luajtur edhe me klube tjera italiane si Torino, Napoli, Parma, Genoa dhe Galatasaray.
Detajet e transferimit nuk janë publikuar nga asnjëri klub. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































