Bleona Qereti ka shprehur një nga dëshirat e saj më të mëdha.

Pak çaste më parë, ajo ka publikuar një foto në profilin e saj në Instagram me një vajzë të vogël.


Bashkangjitur fotos, këngëtarja i lutet Zotit që t’i japë një vajzë pikërisht si ajo me të cilën ka dalë në fotografi.

Nuk dihet lidhja e Bleonës me të, por ajo së fundmi, vazhdimisht ka shfaqur dëshirën për t’u bërë nënë. /Telegrafi/