Bleona Qereti është një ndër artistet më guximtare shqiptare që jeton dhe punon në SHBA.

Ajo kurrë nuk ka ngurruar të shfaq mendimet e veta rreth fenomeneve të ndryshme mbi të gjitha rreth gjinisë femërore.


Këngëtarja shqiptare është mjaft aktive në rrjetet sociale teksa sjell video, fotografi dhe imazhe të ndryshme.

Zeshkania ka pohuar se nëse një mashkulli dëshiron që e dashura të jetë engjëll, duhet të krijoj një qiell pasi engjëjt nuk jetojnë në ferr.

“Nëse një burrë pret që një grua të jetë një engjëll në jetën e tij, ai duhet së pari të krijojë qiellin për të. Engjëjt nuk jetojnë në ferr”, ka shkruar bukuroshja në llogarinë personale në Instagram.

Kujtojmë se 39-vjeçarja ka dhënë një intervistë ekskluzive për Telegrafin teksa ka folur për karrierën dhe shumëçka rreth jetën përtej oqeanit Atlantik.

Ndryshe, Bleona është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/