Bleona Qereti ka kërkuar që ta ketë një Shqipëri të vogël në tokën e Los Angeles.

Këngëtarja shqiptare Bleona Qereti e cila ka kohë që jeton dhe vepron në Amerikë, ka shprehur një dëshirë interesante.


Bleona në një fotografi të publikuar në Instagram, ka thënë se do të donte që të ishte një vend në tokën e Los Angeles, që do të quhej “Shqipëria e vogël”, transmeton rtv21.tv

“Ne duhet ta bëjmë një qytezë me emrin Shqipëria e vogël në tokën e LA LA, (Los Angeles)”, ka shkruar këngëtarja.

Kujtojmë se Bleona ka një vit që nuk ka publikuar këngë të re që nga “Take you Over”, e cila mori mbi 1 milion klikime. /Telegrafi/