Ish-futbollisti i njohur shqiptar Blendi Memaj ka nisur një kapitull të ri në karrierën e tij, duke u bërë menaxher futbolli.

Ai ka udhëtuar në Stamboll, ku ka zhvilluar një seri takimesh dhe ka arritur marrëveshje strategjike për bashkëpunime të reja.


Fillimisht, Memaj ka nisur vizitën e tij nga Besiktas, klub ku kishte luajtur në grupmoshat e reja dhe ku ka kaluar disa vite duke krijuar lidhje të forta me stafin dhe akademinë e klubit.

Gjatë qëndrimit, ai është takuar me Serdar Topraktepe, ish-trajner i ekipit të parë të Besiktasit dhe aktualisht drejtues i akademisë së klubit.

Serdar Topraktepe dhe Blendi Memaj

Në takim ishte gjithashtu edhe Adem Çalik, ish-futbollist i Galatasaray, që aktualisht është agjent i njohur në Turqi.

Si rezultat i këtyre takimeve, Besiktas i ka besuar Memajt skautimin e talenteve në Kosovë dhe në rajon, duke i dhënë mundësinë të monitorojë nga afër lojtarët me potencial që mund të luajnë për gjigantin turk.

Adem Çalik, Blendi Memaj dhe Serdar Topraktepe

Ky hap shënon fillimin e një kapitulli të ri për Memajn, i cili po ndërton ura të forta bashkëpunimi dhe po zgjeron ndikimin e tij në futbollin rajonal. /Telegrafi/

telegrafi sport app