Është përfolur shumë këto ditë në media ardhmëria e gazetarit Blendi Fevziu në televizionin Klan.

Krejt kjo zhurmë mediatike u shkaktua për shkak të disa ofertave që mendohet se do ta drejtonin Fevziun kah Top Channel.


blendi fevziu n euml prishtin euml p euml r t euml diskutuar rreth burr euml shtetasve shqiptar euml hdMegjithatë, ai do vazhdojë të jetë pjesë e familjes së madhe të TV Klan, dhe këtë e ka konfirmuar vet televizioni.

Blendi Fevziu ka një karrierë të gjatë prej 20 vitesh me emisionin e tij "Opinion".

Ai trajton tema të ndryshe në programin e tij, teksa ka arritur të intervistojë figurat më të mëdha publike në vend.

Edi Rama Blendi Fevziu

"Opinion" është shquar gjithmonë si një ndër emisionet me shikueshmërinë më të lartë.

Teksa edhe autori dhe drejtuesit i këtij emisioni mendohet të jetë ndër gazetarët më të paguar në Shqipëri. /Telegrafi/