Ky sezon ka shkuar nën rivalitetin e ashpër të dy talentëve, Blend Baftiu dhe Arb Manaj, që luftonin për ‘Këpucën e Artë’, apo top shënuesin e Superigës.

Blend Baftiu, mesfushori sulmues i Ballkanit, ka shkëlqyer këtë sezon, duke shënuar plot 19 gola.


Ai ishte më i mirë sa i përket golave këtë edicion, ku shpesh herë ka bërë që edhe kundërshtarët ta duartrokasin.

Blendi Baftiu

I dyti pas tij vjen Arb Manaj, apo ‘hajmalia’ e Trepçës ’89. Po të mos ishte Manaj me 18 golat e tij, ‘minatorët’ do të ishin sot në Ligën e Parë.

Këta dy edhe pse të rinj, lanë pas vetës sulmues me përvojë të madhe si Ahmed Januzi e Kastriot Rexha.

55865234 2229504800475295 4188352927674400768 o

Januzi ka shënuar 14 herë, ndërsa Rexha 13 herë duke luajtur për Feronikelin e Dritën.

Gerhard Progni ka shënuar 12 herë, duke i treguar njëri nga lojtarët më vendimtar.

Me nga 11 gola janë Fiton Hajdari dhe Alban Shillova, nërsa nga 10 herë kanë shënuar Betim Haxhimusa, Shend Kelmendi, Oto John dhe Bashkim Shala.

web 1

/Telegrafi/    

telegrafi sport app