Komuniteti i biznesit nuk pret që kryesimi i CEFTA-së nga Kosova, do të sjellë shumë efekte pozitive.
Marrëveshja për Tregti të Lirë me Evropën Qendrore, e njohur si CEFTA, është nënshkruar në vitin 2006, ndërkaq Kosova është bërë pjesë e saj në vitin 2007. Kryesimi i saj nga vendet anëtare, bëhet mbi bazën e rotacionit sipas radhitjes alfabetike.
Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit, tha për Radion Evropa e Lirë, se menaxhimi i CEFTA-së nga institucionet e Kosovës, mund të ketë ndikim në aspektin politik, por jo në aspektin ekonomik, konkretisht tek prodhuesit vendorë.
“Kosovës i nevojitet ndryshim. Por, për ndryshime nevojitet pajtueshmëria e shteteve tjera. Dhe, automatikisht vështirësi paraqet shteti i Serbisë, i cili Kosovën e sheh si treg apo mundësi për të shitur prodhimet e veta, e që zyrtarisht kalojnë mbi 400 milionë euro në vit. Kjo nuk do të lejojë që Kosova të ketë prioritete”, thotë Shahini.
Kurse, Ismet Mulaj nga Oda Tregtare e Afarizmit, thotë se menaxhimi i CEFTA-së gjatë vitit 2018 nuk duhet të jetë si rutinë, por të shfrytëzohet për përmirësimin e kushteve të bizneseve në Kosovë.
Ai thotë se autoritetet kompetente gjatë kësaj periudhe duhet të bëjnë përpjekje që të rinegociohen disa pika të marrëveshjes, pika të cilat, sipas tij, krijojnë konkurrencë jo të barabartë me vendet tjera.
“Marrëveshja e CEFTA-së është nënshkruar në vitin 2006, kur veprimtaria prodhuese ka qenë në hapat e parë. Prandaj, do duhej të rishikohen pjesë që do të ndihmonin Kosovën që të jetë e barabartë me shtetet tjera në rajon”, thekson Mulaj.
“Kosova duhet të reflektojë seriozitet në menaxhimin e kësaj organizate dhe të përmirësojë raportet tregtare që ka me shtetet e rajonit. Pasi disa nga vendet e rajonit në shumicën e rasteve u kanë bërë pengesa produkteve të Kosovës që të shiten në këto tregje”, tha Mulaj për Radion Evropa e Lirë.
Ndryshe, vitin e kaluar, temë e vazhdueshme debati ka qenë çështja se si do të kryesohet CEFTA nga institucionet e Kosovës, përkatësisht se a do të përdoret vetëm emri Kosovë, pa akronimin ‘UNMIK-Kosovë’.
Akronimi UNMIK-Kosovë, është përdorur qysh në fazën e nënshkrimit të marrëveshjes, ngase Kosova nuk e kishte të zgjidhur statusin e saj, andaj edhe është përfaqësuar nga Administrata e Kombeve të Bashkuara, përmes Rezolutës së Këshillit të Sigurimit, numër 1244.
Durim Limaj, këshilltar i lartë politik dhe shef i Kabinetit të Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, tha për Radion Evropa e Lirë se Kosova “do të prezantohet në bazë të marrëveshjeve dhe obligimeve ndërkombëtare që ka marrë”. Por, as kësaj radhe ai nuk e ka sqaruar nëse Kosova ka marrë kryesimin edhe me akronimin e mëparshëm të UNMIK-ut.
Vendet anëtare të CEFTA-së janë Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Moldavia.
Sipas shifrave zyrtare në muajin dhjetor të vitit të kaluar, eksportet e Kosovës në vendet e CEFTA-së arritën rreth 12 milionë euro, kurse importet nga këto vende kanë arritur rreth 80 milionë euro.
Ndërkaq, sipas raportit të fundit vjetor për Tregti të Jashtme të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, thuhet se mbi 144 milionë euro është vlera e produkteve të prodhuara në Kosovë që janë eksportuar në tregjet e vendeve anëtare të CEFTA-së, kurse mbi 750 milionë euro nga këto vende kanë hyrë në tregun e Kosovës,.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, do të jetë kryesues i këtij mekanizmi ndërkombëtar, i cili ka premtuar se Kosova do të luajë një rol konstruktiv gjatë kohës që do të udhëheqë me CEFTA-në. /REL
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Tregtarët shtrenjtuan produktet për Ramazan

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës