Në kundërshtim me atë që besohet, kompanitë evropiane miliarda dollarësh teknologjike, të njohura si “unicorn”, po rriten më shpejt se rivalët e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjë që ka dominuar teknologjinë për dekada të tëra në sajë të kompanive si Google, Facebook, Apple dhe Amazon.
Sipas raportit të GP Bullhound, përcjell Telegrafi, kompanitë evropiane po i tejkalojnë rivalët e tyre amerikanë dhe kjo po i ndihmon themeluesit e teknologjisë dhe ndërmarrësit për financime dhe blerje.
Raporti “Titans of Tech” i GP Bullhound thotë se vlera kumulative e bizneseve fillestare (Start Up) e “unicorn” të teknologjisë në Evropë e themeluar pas vitit 2000 është rritur me 28 për qind në vitin e kaluar, ndërsa vlera e kompanive amerikane është rritur me vetëm 20 për qind.
Tutje, raporti tregon se 21 miliardë dollarë kanë dalë në Evropë vetëm në vitin e kaluar nga bizneset fillestare teknologjike, duke e çuar numrin total të “unicorn” evropianë në 84, nga 30 që ka qenë në vitin 2014.
Shumë prej “unicorn” të Evropës panë vlerësimet e tyre të rriten në 2018, pasi investitorët anembanë botës investuan një rekord prej 28 miliardë dollarësh në to.
GP Bullhound deklaron se vlera e përgjithshme e ekosistemit teknologjik të Evropës tani është 302 miliardë dollarë, kjo 3.4 herë më shumë se sa ishte në vitin 2014, kur ajo vlerësohej në 89 miliardë dollarë.
Kompanitë më të mëdha të teknologjisë në Evropë janë ende mbrapa nga gjigantët më të mëdhenj të teknologjisë në SHBA dhe Azi. Në SHBA dominojnë Microsoft, Apple, Amazon dhe disa emra të tjerë të familjes. Kina ka kompani si Alibaba, Xiaomi, Tencent dhe Huawei. Japonia ka SoftBank dhe Korea e Jugut ka Samsung.
Kompania parashikon se kjo do të ndryshojë në dy vitet e ardhshme. Në mënyrë të veçantë, ajo beson se Evropa do të ketë një firmë të re teknologjike prej 50 miliardë dollarësh deri në vitin 2021 në formën e kompanisë Spotify ose Adyen, kompania e pagesave hollandeze. Kjo duket ambicioze, duke qenë se Spotify aktualisht ka vlerë 22 miliardë dollarë dhe Adyen ka vlerë 20 miliardë dollarë. Ata do të duhet të dyfishojnë vlerësimet e tyre në dy vitet e ardhshme nëse parashikimi i GP Bullhound do të realizohet.
Mungesa e gjigantëve të teknologjisë në Evropë ka qenë prej kohësh një çështje e diskutueshme dhe raportet si ky shpesh pretendojnë se një histori e madhe e suksesit të teknologjisë evropiane është vetëm një hap larg. Me përjashtim të korporatës softuerike gjermane SAP, e cila u themelua në vitin 1972, ende nuk ka një firmë teknologjike me vlerë mbi 50 miliardë dollarë në Evropë.
Gjirafa e kurorëzon pozitën e saj si unicorn i teknologjisë në Ballkan me investimin Venture Capital rekord në fushën e ekonomisë dixhitale. Me tre milion përdorues unik në muaj, në të gjitha shërbimet e Gjirafës dhe me portfolio në rritje të madhe ka tërhequr investimin nga Rockaway Capital që ka përkrahur kompaninë nga viti 2016. Investimi i ri ka për qëllim zgjerimin e produkteve aktuale në rajon. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPezullimi i ndihmave amerikane do të ndikojë në gjithë botën, edhe në Kosovë
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Kurti takohet me ministrin e Investimeve të Arabisë Saudite, e fton për bashkëpunim në transport, turizëm, mjedis e energji
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar