Në ditën e dytë të konferencës ekonomike të diasporës shqiptare nga Evropa, u theksua nevoja e bashkëpunimit më të madh të bizneseve kosovare me ato të diasporës me qëllim që eksporti i produkteve vendore të mbërrijë sa më lehtë në tregjet e Evropës. Ndërsa u tha se interesi i diasporës është më shumë te investimet në energji përmes hidrocentraleve ose energjisë me erë.
Në panelin e organizuar ku si temë ishte Diaspora si agjent ndërmjetësues për të bërit biznes në tregjet e huaja, gjithashtu u vlerësua roli i diasporës në investime strategjike që me anë të tyre po i ndihmon disa sektor në krijimin dhe gjenerimin e vendeve të punës.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), Nol Buzhala, duke përmendur angazhimin e tyre për promovim të produkteve vendore për të eksportuar jashtë, tha se deri më tani kanë organizuar rreth 6 panaire nga 16 të planifikuara në Evropë dhe shtete të tjera.
“Me qëllim të promovimit të produkteve tona këtë vit i kemi të planifikuara 16 panaire ndërkombëtare. Deri më tani janë realizuar gjashtë panaire dhe njëkohësisht kemi dhe nëntë të tjera. Kryesisht këto panaire realizohen në Evropë aty ku është diaspora jonë. Gjermania merr një numër më të madh të panaireve, mirëpo kemi në mesin dhe tyre në Amerikë dhe një për turizëm në Japoni. Produktet ose panairet nuk janë të kufizuara shumë në cilët sektor. Fillojnë prej sektorit të drurit të tekstilit, të produkteve organike, të produkteve ushqimore, verërave janë të ndryshme”, tha Buzhala.
Nga departamenti për hulumtime dhe përkrahje e investimeve të diasporës, në kuadër të Ministrisë së Diasporës, Besim Berisha, tha se në kuadrin e investimeve strategjike interes më të madh nga diaspora ka për investime në energji ose në energjinë e rinovueshme përmes hidrocentraleve ose energjisë me erë.
“Investimet strategjike janë të fokusuara në dy shtylla kryesore. E para ka të bëjë me sektorin që quhet strategjik e që janë tetë e ndër kryesorët që ne e kemi listuar dhe bëjmë promovim të tyre, sidomos tek diaspora së bashku me KIESA-në ka të bëjë me bujqësi, turizëm. Kur them në energji nuk është që, idea jonë është me përfshi investime në energji sepse janë shumë më të mëdha. Diaspora nuk është aq e profilizuar në investime në energji. Mirëpo vetë interesi i diasporës është për investime në energji. Është interesante që shumica e aplikuesve që janë për investime strategjike janë në sektorin e energjisë. Dhe në sektorin që është në energjinë e rinovueshme, qoftë përmes hidrocentraleve dhe energjinë me erë”, u shpreh Berisha.
Drejtori i projektit të USAID-it EMPOWER, Skënder Rama, u shpreh se i gjithë projekti i tyre qëllim kryesor ka ndihmën karshi bizneseve që të rriten dhe të krijojnë vende të reja të punës.
“Qëllimi kryesor i projektit tonë është që t’i ndihmojnë bizneseve që të rriten që të krijojnë vende të reja të punës dhe të bashkëpunojnë. Të krijojnë një partneritet më të madh për diasporën, por të jenë prezent dhe në tregjet ndërkombëtare sa më tepër”, tha Rama.
Për rolin e diasporës në eksportimin e produkteve të bizneseve kosovare në Evropë foli themeluesi i Iniciativës Ekonomike të Kosovës, Kujtim Dobruna.
Ai tha se diaspora me anë të investimeve ndihmon disa sektor që kanë të bëjnë në krijimin dhe gjenerimin e vendeve të punës.
“Diaspora me këto investime e ndihmon njërin ndër sektorin më të rëndësishëm në krijimin dhe gjenerimin dhe mbajtjen e vendeve të punës që është sektori i ndërtimtarisë dhe materialeve ndërtimore. Nuk përfundon gjithçka me kaq. Një fushë tjetër ku diaspora luan rol jashtëzakonisht të rëndësishëm është fusha e eksportit. Shpesh herë kur flasim për fushën e eksportit limitohemi në eksportin e produkteve që është diku aktualisht deri në 400 milionë euro. Që është një vlerë shumë e ulët. Nëse flisni me eksportuesit kosovarë e kuptoni që një pjesë e madhe e tyre arrijnë të eksportojnë në vendet e Evropës perëndimore për shkak të lidhjeve që i kanë me diasporën, agjendave të tillë ndërmjetësues që janë në diasporë”, u shpreh Doburna.
Kurse, drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha, tha se prodhimi ka avancuar jashtëzakonisht shumë, jo vetëm në drurin, ushqimin dhe plastikën. Por dhe në aspekte të tjera.
“Kosova sot prodhon produkte të ndryshme. Ne shpesh po flasim për drurin për ushqimin për plastikën por në Kosovë kemi një fabrikë që kemi, një lajm i mirë është që ka me u bërë një jaht nga fibrat e karbonit. Kjo është një produkt shumë i avancuar. Është Koshi grup në Prizren bën pjesë për Maserati për Ferrari ka filluar një produkt të ri që ndoshta do të jetë jahta e parë që prodhohet nga fibrat e karbonit”, deklaroi Panxha.
Pas kësaj konference, një delegacion i diasporës ka planifikuar vizitë Komunën e Vushtrrisë dhe disa biznese të tjera në Ferizaj. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Çmimet në “qiell”, qytetarët ankohen për shtrenjtimin e perimeve

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Blej më të mirën dhe kurse me Petrol Company!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët