LAJMI I FUNDIT:

Bitcoin arrin në rreth 40 mijë dollarë, zhvlerësohet përsëri

Bitcoin arrin në rreth 40 mijë dollarë, zhvlerësohet përsëri

Vlera e Bitcoinit ka arritur në rreth 40 mijë dollarë për të parën herë që prej mesit të muajit qershor, ku është rikthyer optimizmi te kriptovalutat, mirëpo është zhvlerësuar për rreth 3 mijë dollarë brenda 24-orëve.

Kriptovaluta aktualisht tregtohet me 37,100 dollarë, një rritje prej 24 për qind, që është niveli më i lartë prej 16 qershorit.

Fuqizimi i Bitcoinit ndikoi edhe te kriptovalutat e tjera, me Ethereum që u rrit me 25 për qind.


Sipas CoinMarketCap, përcjell Telegrafi, i gjithë tregu i kritpovalutave brenda 24 orëve shtoi 114 miliardë dollarë. Kjo rimëkëmbje vjen pasi Bitcoin ra së fundmi i poshtë 30 mijë dollarë dhe investitorët shqetësoheshin për rënie të mëtejshme.

Nga pretendimet e fundit, shefi ekzekutiv i Teslas, Elon Musk ka shumë mundësi që kompania që ai drejton do të nisë ta pranojë Bitcoinin për blerjet e makinave. Në muajin maj, Tesla pezulloi blerjet e këtyre makinave me kriptovalutën, prej shqetësimeve të përdorimit të lëndëve djegëse fosile në gjenerimin e Bitcoinit. /Telegrafi/