Bislimovski thotë se do të ketë shtrenjtim të rrymës, por jo për 50 përqind

Autoritetet dhe Rregullatori nuk pajtohen me pretendimet e ekspertëve, se nga janari çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë do të rritet. Kryetari i Komisionit Rregullator Energjetik, Marko Bislimovski, parashikimet e ekspertëve të energjetikës, i cilëson si përhapje të panikut të transmetuar nga mediat.
Ai pretendon se nuk do të ketë goditje çmimi, dhe se pas janarit energjia elektrike nuk do të rritet në mënyrë dramatike.
“Tani ka shumë gjuetarë në errësirë që spekulojnë. Një nga spekulimet që kam lexuar është se çmimi për amvisëritë do të rritet për 50 për qind. Do ju kisha lutur si publik, do e kisha lutur opinionin e gjerë që të përmbahen nga spekulimet më vulgare, pa asnjë analizë, por sa të thuhet le të thuhet”, deklaroi Marko Bislimovski.
Ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, thotë se është ende herët në Qeveri për të diskutuar çdo masë për të ndihmuar qytetarët në krizën aktuale energjetike. Bekteshi garanton se shteti do të bëjë gjithçka që është e mundur për të parandaluar rritjen e faturave të energjisë elektrike të qytetarëve.
Që nga fillimi i krizës, ekspertë nga fusha e energjetikës paralajmërojnë se Qeveria me kohë duhet të përgatitë masa me të cilat do u ndihmohet qytetarëve dhe kompanive. Të gjithë ekspertët që kontaktoi Alsat M, sugjerojnë se gjendja reale është se nga janari do ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike për qytetarët.
Kompanitë tashmë kanë marrë nga një faturë më të shtrenjtë për rrymë edhe atë me rreth 50%, ndërsa fatura më të shtrenjta do paguajnë edhe në muajt në vijim. Çmimi i rrymës në Evropë rritet për shkak të kërkesës në rritje si pasojë e mungesës së gazit natyror.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Parashikimi i motit për fundjavë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit