LAJMI I FUNDIT:

Bislimi takon deputetët grekë në Athinë, flasin për procesin e dialogut dhe të integrimeve

Bislimi takon deputetët grekë në Athinë, flasin për procesin e dialogut dhe të integrimeve

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë vizitës zyrtare në Athinë është takuar me zyrtarë qeveritarë dhe deputetë të Parlamentit të Greqisë.

Përmes një postimi në Facebook, Bislimi ka bërë të ditur se përveç ministrit të jashtëm grek, Nikos Dendias, ka takuar edhe deputetët Dora Bakoyannis dhe George Papandreou.

Me këta të fundit, ai ka thënë se ka biseduar mbi zhvillimet në lidhje me rrugëtimin e Kosovës në proceset e integrimit evropian dhe hapat e ndërmarra si dhe procesin e dialogut dhe takimin e fundit të mbajtur në Bruksel.


“Përgjatë këtyre takimeve, shpreha solidaritetin dhe mbështetjen e Kosovës ndaj Greqisë në këtë moment të vështirë pas aksidentit tragjik hekurudhor të ndodhur gjatë kësaj jave. Trajtuam marrëdhëniet Kosovë-Greqi dhe mundësitë e thellimit të tyre. Synimi ynë është të forcojmë miqësinë dhe partneritetin me Greqinë”, ka shkruar tutje ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori