Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi ka ngritur dyshime për vendimin e mundshëm të Gjykatës Kushtetuese, lidhur me votën e deputetit Etem Arifi në zgjedhjen e Qeverisë Hoti. Lidhur me postin e Presidentit të vendit, Bislimi thotë se në rrethanat aktuale të koalicionit qeverisës, fuqinë më të madhe negociuese e ka kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Derisa kanë mbetur më pak se dy javë nga seanca publike e Kushtetueses për trajtimin e këtij rasti, Bislimi shprehet i bindur se kryeministri Avdullah Hoti është votuar në mënyrë jo kushtetuese, por thotë se vendimet e mëhershme të Gjykatës Kushtetuese kanë treguar sa “i pavarur” është organi më i lartë juridik në vend.
I dyti i partisë së Albin Kurtit në një intervistë për KosovaPress flet edhe për mundësinë tjetër të rrëzimit të Qeverisë Hoti, çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri, si dhe organizmin e zgjedhjeve të reja.
“Gjykata Kushtetuese me vet ‘spin’-at që po i bënë, po dalin disa deklarime publike ‘jo kanë marrë vendim’, ‘jo do të dalin shpejt (me vendim)’, këto janë matje të pulsit të opinionit. Kjo tregon se ata kanë alternativa dhe në bazë të pulsit vendosin cilin (vendim) të zgjedhin. Kjo veç me drejtësi nuk ka të bëjë. Ne e kemi thënë shumë haptazi se ne e kemi kontestuar votën e Etem Arifit që i bie se kur janë numëruar votat, Avdullah Hoti nuk ka pasur vota të mjaftueshme për t’u konsideruar si kryeministër i zgjedhur. Rrjedhimisht votimi për kryeministër ka dështuar dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Ne nuk kemi thënë ka pasur gabime procedurale, kthehuni edhe një herë votoni e nxirrni tjetër kandidat. Ne kemi thënë një votë është jo legale. Është votim i dështuar dhe pas votimit të dytë të dështuar, vendi shkon në zgjedhje. Këtë po themi ne, nuk po themi që lapsat nuk kanë qenë kualitativë, sistemi i votimit nuk ka funksionuar, hajde të votojmë edhe një herë. Është vetëm një votë që është diskutabile, ata duhet të na thonë kur numërohet vota ‘për’, a duhet të numërohet edhe kjo. Nëse kjo votë nuk duhet të numërohet. janë 60 vota. Avdullah Hoti nuk ka qenë kurrë kryeministër, pikë”, thotë ai.
Bislimi thotë se për ta rrëzuar Qeverinë Hoti nuk duhet të bindin askënd dhe për këtë thekson se nuk kanë nevojë të bisedojnë për mocionin e mosbesimit as me PDK-në, përderisa këta të fundit shprehen kritikë ndaj ekzekutivit.
“Mocioni e ka vetëm një qëllim, ai e ka për qëllim rrëzimin e ‘qeverisë koti’. Mocioni as nuk synon t’i zgjidhë problemet e pandemisë, as nuk synon të zgjidhë koalicionet e ardhshme qeveritare, nuk e ka atë rol. Funksioni i vetëm është të rrëzojë këtë qeveri. Për rrëzimin e kësaj qeverie nuk duhet të bindim askënd. Madje, PDK-ja e kritikon më shumë se ne, pse duhet ne me u ulë të negociojmë. Nëse PDK-ja mendon që kjo qeveri është e keqe, pse duhet me u ulë të negociojmë a është e keqe, a nuk është. Negocimi është derë për të hyrë në pazare, mocioni nuk e ka këtë funksion. Ai që thotë që duhet me ulë të negociojmë është duke thënë ‘hajde të merremi vesh si përfitojmë nga mocioni’”, tha ai.
Për mundësitë e zgjedhjes së presidentit të ri, nënkryetari i LVV-së thotë se frika nga zgjedhjet do të bëjë që LDK-PDK-AAK-Nisma të provojnë deri në fund për të gjetur një zgjidhje për të mos shkuar tek sovrani.
Derisa jep disa numra të deputetëve që do t’i kenë partitë politike pas zgjedhjeve të reja, Bislimi thotë se në rrethanat aktuale të koalicionit qeverisës, fuqinë më të madhe negociuese e ka kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
“Në qoftë se numëruesi, jo emëruesi, po numëruesi është frika e përbashkët nga zgjedhjet mendojnë se këta do të provojnë deri në momentin e fundit për të gjetur një zgjidhje që iu ikë zgjedhjeve. Fuqinë më të madhe negociuese e ka Ramush Haradinaj, ai i ka në dorë pak a shumë të gjithë liderët e tjerë, pasi në rast të shkuarjes në zgjedhje, ai dëmtohet shumë më pak se PDK e LDK. Për Haradinajn nuk çon shumë peshë nëse bien nga 9 në 6 apo 7 deputetë. Mirëpo LDK me ra nga 28 në 12-13 deputetë është katastrofë politike. Prandaj Ramush Haradinaj e ka kuptuar momentin e vet, e ka kuptuar se njërën anë i ka në dorë këta dhe në anën tjetër mos zgjedhja e tij si president është shkatërrimtare për AAK-në se më nuk i duhet askujt. Rrjedhimisht as elektorati nëse ai nuk është pjesë e legjislativit”, deklaroi ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Revizioni konstaton parregullsi në punën e Regjistrit Qendror](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/02/regjistri-qendror-380x233.jpg)
Revizioni konstaton parregullsi në punën e Regjistrit Qendror
![Transparency International, Shqipëria përmirëson renditjen në indeksin e korrupsionit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/11/Transparency-International-380x233.jpg)
Transparency International, Shqipëria përmirëson renditjen në indeksin e korrupsionit
![Guardia di Finanza dhuron dy anije për Rojën Bregdetare të Shqipërisë, Vengu: Forcim i sigurisë kufitare dhe luftës kundër trafiqeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/guardia-380x233.jpg)
Guardia di Finanza dhuron dy anije për Rojën Bregdetare të Shqipërisë, Vengu: Forcim i sigurisë kufitare dhe luftës kundër trafiqeve
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet_shkurt-780x439.jpg)
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime
![Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/Eugen-Cakolli-Instituti-Demokratik-i-Kosoves-KDI-foto-Ridvan-Slivova-4-e1724849705157-780x439.jpg)
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rama-perplas-tavolinen-780x439.gif)
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan
![Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/rama-1-780x439.jpg)
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht